
Protesta? Në bulevard vetëm skenografia, beteja reale bëhet në rrjet!
Dritare.net

Nga Ylli Pata
Diss-et e Edi Ramës me protestues në rrjet nuk nisën sot, kur kryeministri bëri një përballje online me një personazh që nuk linte gjë pa i thënë.
Pasi Rama, betejën e nisi me show-girl-ët influencere të instagramit, që ishin artileria e rëndë në rrjet e ditëve të para të Flamingo Revolution.
Tani, ky “revolucion”, ka ngecur të prodhojë një rezultat në performancën e sheshit, siç ka ngecur edhe në prodhimin e një politike reale si një përgjigje e vetme për të hyrë në sistemin kushtetues si një përfaqësi e zërit qytetar.
Kjo ka ndodhur pasi duket se objektivi i kësaj lëvizjeje nuk është të ngrejë diçka, por të shkatërrojë, apo rrëzojë, konkretisht të detyrojë apo të bëjë të mindur largimin e Edi Ramës dhe mazhorancës nga qeveria. Beteja reale, e kësaj lufte e cila ka braktisur totalisht kauzën e saj fillestare, përkatësisht flamingot e Zvërnecit dhe Nartës, frontin kryesor e ka online, në rrjet. Aty ku më shumë se kauza luhet psikologjikisht për të tronditur njerëzit që rrijnë pranë ekranit të telefonit në pjesën më të madhe të kohës.
Nuk është aspak rastësi që kreu i prganizatorëve të protestës është një prej ekspertëve më të njohur të hapësirës kibernetike, i cili e njëh këtë sektor, që është realisht sheshi i betejës që po zhvillohet.
Nuk është rastësi që kreu i organizatorëve, kërkesën më të fortë drejtuar ndjekësve dhe protestuesve e kishte që sa më shumë t’i bëjnë block në rrjetet sociale të gjitha faleve të Edi Ramës apo Tauland Ballës, që janë edhe më të ndjekurat e mazhorancës. Me një fjalë artileria ku palët bombardojnë me argumentet e tyre.
Të njëjtë e ka pasur kërkesën edhe Adriatik Lapaj, që kërkonte që të bëhet masivisht bllok faqeve të Edi Ramësn ë rrjetet sociale.
Ndërkohë, me sy të lirë mund të shikosh se në faqet e Edi Ramës apo Tauland Ballës, ka komente të një llojit të njohur që janë praktikuar gjithë këto 13 vite, e që quhen komente “alla call center” me llogari përgjithësisht pa fytyra, apo pamje fake, ku emrat janë anonym, apo simbole të shumëpërdorura këto vite si “iluminati” apo gjëra të tilla të cilat kanë mbushur teoritë konspirative.
Ndërkaq, dissing-u online i Edi Ramës me një personazh që nuk është i panjohur si kundërshtar i mazhorancës, ishte një sinjal se ku po zhvillohet dhe do të përqëndrohet faza e ardhshme e kësaj beteje, e cila në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka vetëm skenografinë teatrale të saj.
Pasi, organizatorët e jashtëm, apo ata që drejtojnë tsunamin virtualë në rrjete kanë ndryshuar taktikë, duke braktisur Zvërnecin apo Flamingot, e janë përqëndruar në një përplasje mes atyre personave që kanë “betejë personale” me Edi Ramën.
Personazhi në fjalë, një drejtues i organizatës Diaspora për Shqipërinë e Lirë, për të cilën Evi Kokalari para disa ditësh hodhi akuza se ka lidhje me Gardën Revolucionare të Iranit, është i njohur në gjuhën e tij të ashpër, ku frazën apo algoritmin “vdekje” nuk e përdor për herë të parë.
Para disa kohësh, kur Fatos Nano u shtrua në gjendje të rëndë në spital, ky personazh i uroi vdekjen, duke e akuzuar se i ka marrë shtëpinë e gjyshit. Ndërsa Edi Ramën sot e akuzoi për vdekjen e të atit.
Kjo mënyrë e orientimit të betejës online, që të kthehet në një municion, nuk është gjë tjetër veçse “aviacioni” modern i luftës së vërtetë që bëhet sot-asaj digjitale.
Ndërsa skenografia e bulevardit është këmbësoria e saj, e cila siç po vërtetohet çdo ditë e më shumë, jo vetëm pjesëmarrësit i ka nga seksionet në territory të Partisë Demokratike të Sali Berishës, por edhe shumë nga folësit./tema.net
14 Komente
-
TTem
Rama po ben qeverisjen online. Vetem vjedhjet i ben reale hajduti
-
zzeni
Irani është shtet i fuqishëm të gjith këta spiunë paguhen prandaj dalin janë të shitur.
-
SShqiptaret e lire jane ne proteste
Vetem mamate dhe motrat e patronazhisteve mund te paguaje irani, se jane mesuar te paguhen nga rama
-
-
ZZgjebarak boulevardi
Kalojne kohen . Ne pushtet vjen dhe iken me vote. Keta plehra vete degjenerojne vehten, asgje me shume dhe eshte pozitive per mazhorancen. Keta kane ngecur keq , te ikin i kerkone llogari kapteri i new 24 qe ibka paguar , te qendrojne jane bere même....saga vazhdon
-
SSufllaqe
Pse ka zgjedhje te ne? Ka votime po, ti voton drejtorin e gruas, e ne kuvend futet Zegjineja. Drejtori vazhdon me gruan e ti voton, por nuk zgjedh.
-
-
PProtesta tregoi se shqiptaret nuk hane denglat e K
Ne rrjetat sociale 95% e shqiptareve jane kunder protestes dhe pronareve te saj Irani, Kurtit dhe Sali vrasesit.
-
AAccidentally_genius
Ta tha motra apo mamaja ty kete gje!! Kur po shikonre dyshemene duke ja marre ne goje ripjerdhjes
-
-
-
PPatronazhisteve cekic ballit
Ku te lene patronazhistet te arrish deri te koqet e Rames? I ruajne me fanatizem koqet e Rames ne gojen e tyre.
-
BBravo
Paske eksperiencë, si tha Ulsiu sot ne facebook, ne do e lëshojmë pushtetin se nuk e kemi te përjetshëm. Tik tak, tik tak
-
AAccidentally_genius
Ska me lesh ai me ja rrujt ne..ja thith e ja rruan motra jote e nena jote per nje sufflaqe..ju befte mire suffllaqja
-
-
PPelikani
Protesta ka arritur të bllokojë Zvernecitn të paktën për dy vjet sa të kompletohet vlerësimi i thelluar në mjedis. Protesta ka gjeneruar një rezolucion në Parlamentin Europian ku kërkohet ndalimi i çdo aktiviteti dhe rishikimin e ligjit 21/2024 dhe atij per investitiret strategjikë. Protesta ka ndikuar në ashpërsimin e mëtejshëm të gjuhës së vlerësimit të progresit për Kapitullit 27 për mjedisin nga ana e Komunitetit Europian. Protesta ka fshirë llustrën fallco të Edi Ramës dhe ka nxjerrë lakuriq anët e errëta të këtij personazhi. Doni më? Protesta ka gërryer dhe do vazhdojë të gërryejnë mbështetjen e popullit shqiptar për partinë socialiste. Protesta po vepron si katalizator i ndryshimit.
-
DDafina
Po kur jep mend dhe belo evgjiti me deklarata na e shpifi
-
QQ
Nje shurruthull e Sali vrasesit po kendon qe tja u ngrefi pak protestuesve,Mos me keqkuptoni e Kisha llafin per entuziazmin.




Lamallari: Marrëveshja me Maqedoninë e Veriut shkurton pritjet në kufi dhe lehtëson lëvizjen

Rama: Muret e banjave të Bënjës nuk janë antike, investimi ruajti karakterin e zonës

82 vite nga gjenocidi ndaj shqiptarëve të Çamërisë, Bido: Çamëria është dhimbja e gjithë shqiptarisë



Edmond Spaho: Edi Rama, nëse tërhiqesh, do t’i bësh vendit dëmin më të madh
