Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Protesta e 29-të para Kryeministrisë, 31 persona nën hetim penal

Policia ka nisur procedimin penal për 31 persona pas protestës së mbrëmshme para Kryeministrisë, e cila shënoi ditën e 29-të të tubimit qytetar. Sipas njoftimit zyrtar, personat e proceduar dyshohen për veprat penale “organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “prishja e qetësisë publike” dhe “pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Strukturat e Policisë së Tiranës kanë vijuar veprimet procedurale pas protestës, ndërsa kanë identifikuar dhe proceduar 31 shtetas lidhur me ngjarjet e ndodhura gjatë tubimit./K.C/dritare.net