Shpalosi planin për Kuvend Kombëtar. Rama i publikon ‘CV’-në: Kulluri i proceduar për rrahje!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto të Edviol Kullurit, një prej 13 nismëtarëve që firmosën letrën drejtuar ambasadave lidhur me 5 kërkesat e tyre për qeverinë, shoqëruar me skedën e veprave të tij penale.
Në ‘skedë’, Kulluri figuron me precedentë penalë për dhunë, vjedhje energjie, kanosje etj. Në total, ka 8 procedime penale ndaj tij nga viti 2014 deri në 2022.Kulluri është hartuesi i platformës dixhitale për ‘Kuvend Kombëtar’ me 150 anëtarë. Krah tij, parashtrohet ideja për një tjetër Kuvend më të zgjeruar së bashku me diasporën që do të numërojë rreth 300 anëtarë. Kriteret e përzgjedhjes janë ende të paqarta ndërsa një prej kushteve është pranimi parimisht i formimit të Shqipërisë etnike.
Njihuni me kontributin mbresëlënës për atdheun të njërit prej 13 flamurtarëve firmëtarë të protestës së bulevardit, ku sorrat dhe korbat i kanë marrë përfundimisht peng flamingot, nën maskën e “Shqipërisë së Re”:
I proceduar:
- 2014 – Rrahje në bashkëpunim, Tiranë
- 2016 - Vjedhje energjie, Tiranë
- 2016 – Rrahje në dëm të një shtetaseje, Tiranë
- 2017 - Rrahje në grup, Durrës
- 2019 – Pjesëmarrje në protestë të paligjshme, pengim qarkullimi i automjeteve, pengim i IMT për prishjen e ndërtimit të paligjshëm, Vlorë
- 2020 – Kanosje & plagosje e lehtë, Vlorë
- 2021 – Kanosje ndaj një shtetaseje grua, Vlorë
- 2022 – Dhunë në familje ndaj xhaxhait të tij, Vlorë”, thuhet në postimin e Ramës.