Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protestuesit kanë përfunduar fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës.

Me thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”, si dhe me flamuj e simbole kombëtare, pjesëmarrësit po vijojnë protestën në lëvizje në disa akse kryesore të kryeqytetit, duke kërkuar largimin e klasës aktuale politike.

Me tensione është shoqëruar protesta e sotme para Kryeministrisë. Disa studentë hynë në ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës, për të vendosur një banderolë, që u hoq më pas nga rojet privat çfarë solli një përplasje mes tyre dhe protestuedve. Më pas, protestuesit hynë me forcë universitet dhe e rivendosën sërish banderolën e hequr nga rojet private./dritare.net