Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Detaje nga aksidenti tragjik, dyshohet se shoferi pësoi infarkt

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i rëndë i ndodhur në autostradën Durrës–Tiranë, ku një autobus i linjës Berat–Tiranë u përmbys pasi u përplas me bordurat anësore të rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shoferi ka pësuar një përgjumje ose një infarkt, duke humbur kontrollin e mjetit. Mësohet se shoferi ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Autobusi, i cili operonte prej kohësh në këtë linjë, doli nga trajektorja dhe u përmbys, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit dhe për të konfirmuar nëse shkaku ka qenë vërtet një infarkt i shoferit./K.C/dritare.net