Mbyllet seanca plenare, miratohen rezolutat për institucionet e pavarura
Dritare.net

Kuvendi i Shqipërisë ka përmbyllur seancën plenare të së martës me miratimin e një sërë projektrezolutash dhe ndryshimesh në përbërjen e komisioneve parlamentare. Në rendin e vendimeve, deputetja e pavarur Marjana Koçeku u largua nga disa komisione ku bënte pjesë, ndërsa deputeti Gjin Gjoni u caktua anëtar në Sekretariatin për Procedurat e Votimit dhe Etikën. Parlamenti miratoi gjithashtu vlerësimet vjetore të një sërë institucionesh të pavarura, përfshirë Komisionerin për Shërbimin Civil, Autoritetin e Konkurrencës, Komisionin e Prokurimit Publik, Departamentin e Administratës Publike dhe institucione të tjera të rëndësishme, me vota thuajse unanime në favor.
Votimi në Kuvend:
Projektligji “Për kontrollet zyrtare dhe aktivitete të tjera zyrtare, të kryera për të garantuar zbatimin e legjislacionit për ushqimin dhe ushqimin për kafshë, të rregullimeve për shëndetin e mirëqenien e kafshëve, si dhe për shëndetin e bimëve e të produkteve për mbrojtjen e bimëve në Republikën e Shqipërisë” është votuar në tërësi 74 vota pro, 0 abstenim, 1 kundër.
Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil për vitin 2025” është miratuar me 74 vota pro, 0 abstenim, 1 kundër.
Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2025” miratohet me 73 vota pro, 0 abstenim, 1 kundër.
Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Departamentit të Administratës Publike për vitin 2025” është miratuar me 73 vota pro, 0 abstenim, 1 kundër.
Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2025” është miratuar me 73 vota pro, 1 abstenim, 1 kundër.
Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Komisionit të ProkurimitPublik për vitin 2025” është miratuar me 73 vota pro, 1 abstenim, 1 kundër.
Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2025” është miratuar me 73 vota pro, 0 abstenim, 0 kundër.
Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit për vitin 2025” është miratuar me 74 vota pro, 1 abstenim, 0 kundër.
Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2025” është miratuar me 75 vota pro, 0 abstenim, 0 kundër.
Deputeti Gjin Gjoni caktohet anëtar në sekretariatin për Procedurat e Votimit dhe Etikën. Vendimi miratohet në Kuvend me 73 vota pro, 0 abstenim, 0 kundër.
Largohet si anëtare e Komisionit për Reformën Administrative-Territoriale deputetja Marjana Koçeku dhe deputeti Onid Beleri caktohet si anëtar në këtë komision. Vendimi miratohet me 72 vota pro, 0 abstenim, 1 kundër.
Në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, Marjana Koçeku largohet nga sekretare e Komisionit dhe caktohet deputetja Sara Mila. Vendimi votohet në Kuvend me 74 vota pro, 0 abstenim, 1 kundër.
Deputetja Marjana Koçeku largohet si anëtare e Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme. Vendimi miratohet me 73 vota pro, 0 abstenim, 1 kundër.
Marjana Koçeku largohet si anëtare zëvendësuese nga Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën dhe caktohet deputetja Ilva Gjuzi. Vendimi votohet në Kuvend me 73 vota pro, 0 abstenim, 1 kundër./K.C/dritare.net