KLP shtyn hapjen e garës për kryeprokuror, procesi nuk është gati
Dritare.net

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shtyrë hapjen e procedurës për zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm, edhe pse çështja ishte parashikuar në rendin e ditës së mbledhjes së sotme.
Sipas burimeve, anëtarët e KLP-së kanë kërkuar më shumë kohë për të shqyrtuar procedurat që do të ndiqen për publikimin e thirrjes së garës, kërkesë që është miratuar edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë të pranishëm.
Paqartësitë lidhen kryesisht me mënyrën e kryerjes së kontrollit pasuror dhe të figurës së kandidatëve, pas përfundimit të mandatit të organeve të vettingut dhe ndryshimeve ligjore të vitit 2026.
Çështja pritet të rikthehet për diskutim në mbledhjen e radhës të KLP-së, të enjten. Mes emrave të përfolur për garën janë Rovena Zoto, Ylli Pjetërnikaj dhe Pranvera Pustina./K.C/dritare.net