Aksidenti me 2 viktima në aksin Durrës-Tiranë, 15 të plagosur te Trauma. Ja gjendja e tyre!
Tuesday 30 June 2026, 16:04
Dritare.net
Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në aksin Durrës–Tiranë, pranë zonës së QTU-së, ku një autobus i linjës së Beratit është përmbysur anës rrugës. Si pasojë e ngjarjes kanë humbur jetën dy persona, ndërsa 15 pasagjerë të tjerë janë transportuar drejt spitalit të Traumës për mjekim të specializuar.
Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka bërë me dije se katër prej të lënduarve ndodhen në sallën e operacionit, ndërsa një prej tyre është në gjendje të rëndë.
Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e plota të incidentit./dritare.net