Aksidenti/ Shefi i Traumës: Një fëmijë në gjendje të rëndë, pesë në operacion
Dritare.net

Shefi i Urgjencës së Traumës, Agustin Suma, ka dhënë detaje mbi gjendjen e të plagosurve nga aksidenti i rëndë me autobus në aksin Durrës–Tiranë, ku u shënua edhe një viktimë.
Sipas tij, drejtuesi i mjetit ka mbërritur në spital pa shenja jete, ndërsa disa prej pasagjerëve, përfshirë edhe dy të mitur, ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Janë 2 të mitur, një i moshën 8-9 në gjendje të rëndë, një tjetër 14 vjeç në repartin e observimit. 5 pacientë 30-50 vjeç po i nënshtrohen operacionit. 2 prej tyre janë shtetas të huaj, identiteti i të cilëve nuk janë konfirmuar ende. Ndodhen në gjendje të rëndë. 5 të tjerë janë në gjendje të stabilizuar në urgjencë. Këta të pestë nuk paraqesin rrezik për jetën. Ekipi mjekësor po ndjek nga afër ecurinë klinike të çdo pacienti”, tha ai./K.C/dritare.net



