Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pas tensioneve në Kuvend, protestuesit rikthehen te Kryeministria

Pas protestave të zhvilluara më herët gjatë ditës para Kuvendit, qytetarët janë rigrupuar sërish në qendër të Tiranës.

Në ditën e 31-të të tubimeve, një pjesë e protestuesve janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, nga ku kanë nisur më pas marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.

Marshimi vjen pas tensioneve të raportuara gjatë paradites para Parlamentit, ndërsa protestuesit vijojnë thirrjet e tyre kundër klasës politike dhe kërkesat për ndryshime./K.C/dritare.net