Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama përsërit ftesën për gialog me sofrën e gurtë!

Rama përsërit ftesën për gialog me sofrën e gurtë!

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog drejtuar protestuesve, pas disa refuzimeve të njëpasnjëshme. Edhe këtë ditë, para godinës së Kryeministrisë është vendosur sofra e gurtë, e shoqëruar me ftesa ku shkruhet fjala “Dialog”.

Paralelisht me thirrjet për dialog, kryeministri Rama ka prezantuar paketën anti-dhunë, e cila parashikon ashpërsimin e dënimeve për protestuesit që përfshihen në akte dhune. Paketa parashikon masa edhe për personat që nuk ushtrojnë drejtpërdrejt dhunë, por marrin pjesë në tubime të cilat shoqërohen me akte të tilla.

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, kreu i grupit, Taulant Balla, deklaroi se ndryshimet në ligjin për tubimet, pjesë e paketës anti-dhunë të propozuar nga Rama, pritet të hyjnë në fuqi menjëherë përmes një akti normativ të miratuar nga Qeveria./L.F-dritare.net