Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama jep lajmin: Ka nisur puna për Këshillin Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe

Rama jep lajmin: Ka nisur puna për Këshillin Kombëtar për

Qeveria po përgatitet të ngrejë një Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, një strukturë që synon të përfshijë drejtpërdrejt prindërit, mësuesit dhe institucionet në hartimin e politikave dhe mbështetjes për ta. Kryeministri Edi Rama, i cili e hodhi këtë ide pak ditë më parë gjatë një takimi me prindër, bëri të ditur në podkastin “Flasim” se puna tashmë ka nisur. Sipas tij, synimi është hapja e një faze të re në marrëdhënien e institucioneve me fëmijët me aftësi ndryshe dhe familjet e tyre, duke u dhënë prindërve një rol të drejtpërdrejtë në vendimmarrje.

“Qeveria dhe unë personalisht po bëjmë përpjekje për të hyrë në një fazë të re të marrëdhënieve të institucioneve me fëmijët me aftësi ndryshe dhe familjet e tyre, duke angazhuar pikërisht prindërit që janë në pararojë të kësaj përpjekjeje. Ne duam të bëjmë më të mirën duke krijuar në radhë të parë një Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe dhe pastaj duke vijuar më tutje përmes udhëheqjes, orientimeve dhe sugjerimeve të këtij Këshilli, që do të ketë në përbërjen e vet përfaqësues të institucioneve, prindërve dhe mësuesve”, tha mes të tjerash kryeministri Rama./K.C/dritare.net