Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Raki, poezi dhe koran! Si shijohet një drekë në Restorantin Rapsodia të Shef Fredit!

xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx.PNG

Një drekë në Restorantin Rapsodia nuk është vetëm një vakt, por një udhëtim në traditën shqiptare. Këtë e zbuloi edhe gazetari dhe fotografi anglez Robert Hackman, i cili, pasi mësoi sekretet e gatimit të koranit, u ul në tryezë për të shijuar rezultatin e punës së tij bashkë me Shef Fredin.

Në vend të një salle të zakonshme restoranti, drekën e shoqëron një atmosferë krejt ndryshe. Muret janë të mbuluara me poezi në dialektin gegë, duke i dhënë ambientit një identitet të veçantë dhe duke e kthyer çdo vakt në një takim me kulturën shqiptare.

Por surprizat nuk mbarojnë me kaq. Para se të nisin degustimin e koranit, Shef Fredi sjell në tavolinë rakinë e thanës, të përgatitur në mënyrë artizanale dhe të distiluar dy herë. Mjafton një gllënjkë që Robert Hackman të mbetet i mahnitur, duke e cilësuar atë si rakinë më të mirë që ka provuar ndonjëherë.

Mes shijes së koranit, gotave të rakisë dhe vargjeve të poezive që zbukurojnë muret e Rapsodisë, dreka shndërrohet në një përvojë që shkon përtej gastronomisë. Është një kombinim i mikpritjes, traditës dhe kulturës shqiptare, që i lë mbresa çdo vizitori./E.P-dritare.net

Shikoni emisionin e plotë dhe zbuloni si kalon një drekë në Restorantin Rapsodia, aty ku ushqimi, rakia dhe poezia bëhen pjesë e së njëjtës eksperiencë.