

Sergei Shoigu, ministër i mbrojtjes i Rusisë, ka marrë urdhër nga komandanti i përgjithshëm, të fillojë tërheqjen e trupave nga Siria.
Pavarësisht se po mundohet ta paraqesë si një realizim të objektivave të tij, Putin po lë pas shpine një situatë gjithaq kaotike dhe te pastabilizuar, sa ajo e ditëve kur ushtarët e tij vunë këmbë në Lindjen e Mesme. ISIS është ende i rrënjosur në teritor, opozitarët laikë ndaj të cilëve u përqëndruan edhe bombardimet janë ende në terren, aleati i tij Bashar Al Asad vazhdon të jetë i rrethuar në enklavën e tij alavite.
Qëndrimi i mëtejshëm në teatrin sirian, kishte mundësi të kthehej në një Afganistan të dytë. Me çmimin e naftës në 30$ për fuçi dhe ekonomi ne recesion, me sanksione të BE dhe Ukrainën në krizë, Puttin nuk e ka luksin e një konflikti të stërzgjatur.
Ndërkohë kundërshtarët e tij, SHBA, Turqi, dhe Sauditët, nuk ngjan se janë lodhur nga financimi i kundërshtarëve të Asadit. Konflikti ndërkohë po përthan rezervat e Iranit në para dhe Hezbollaut në njerëz.
Tërheqja nga Siria, pavarësisht entuziazmit të këtyre pesë muajve që fansat e Putinin nëpër botë shfaqnin për sjelljen prej maçoje të tij dhe armatimeve ruse që po “çudisnin”botën, në fakt është një tërheqje më bisht ndër shalë. Ajo që ai arriti, është një barazim zero me zero në Siri, dhe ajo që nuk duhet harruar, një leksion nga Turqia dhe SHBA, se hapësira ajrore e NATO-s, nuk është kollaj e shkelshme si ajo e Ukrainës apo Gjeorgjisë. Tani ai ka përpara detyrat e vështira të shtëpisë./dritare.net

















