Protesta para Kuvendit, 9 të plagosur, 18 të shoqëruar
Dritare.net

Tensione dhe përplasje u shënuan paraditen e kësaj të enjteje përpara Parlamentit, ku ishte parashikuar zhvillimi i seancës plenare. Protestuesit u mblodhën jashtë godinës, ndërsa situata u përshkallëzua në momente të caktuara.
Sipas raportimeve, disa protestues goditën me vezë automjetet e deputetëve që hynin në Parlament, duke sjellë ndërhyrjen e policisë, e cila shoqëroi disa prej tyre në komisariat.
Më pas, një grup protestuesish çau gardhin metalik të vendosur përreth godinës dhe tentoi të hynte në ambientet e Parlamentit. Në përgjigje, forcat e policisë përdorën spray lotsjellës për t’i larguar.
Gjatë incidenteve pati edhe të lënduar. Sipas të dhënave më të fundit, kanë mbetur të plagosur 9 efektivë policie dhe janë lënduar 5 protestues. Ndërkohë, policia ka shoqëruar 18 persona, të dyshuar për sulmin me vezë ndaj automjeteve të deputetëve./K.C/dritare.net