Na ndiqni edhe në

Politikë

Listat e hapura/Murrizi: Fitorja e parë e opozitës parlamentare!

Listat e hapura/Murrizi: Fitorja e parë e opozitës parlamentare!

Kryetari i grupit demokrat Myslim Murrizi e quajti një fitore vendimin e kryeministrit Rama, për të mbështetur listat e hapura. Në një deklaratë të shkurtër për gazetarët ai tha se kjo është fitorja e parë dhe ditë pas dite pas kryeministrit, edhe të tjerët që janë kundër, do të ndryshojnë qëndrim.

"Kjo është një fitore e parë e opozitës parlamentare. Ju pata thënë se avash-avash edhe kryeministri do të ulet më këmbë në tokë, po ashtu edhe shumë të tjerë në ditët në vijim".

Kryeministri Rama, tha sot në një deklaratë të gjatë për gazetarët se ka vendosur të mbështesë listat e hapura, edhe pse nuk i mbështet ato personalisht. Ai tha se në këtë rast PS po vepron në bazë të asaj çfarë do shumica e shqiptarëve. Nga ana tjetër kreu demokrat e quajti këtë veprim nga ana e Ramës, një cënim për marrëveshjen e 5 qershorit. Sipas tij, kryeministri po vepron nga frika e zgjedhjeve të ardhshme./L.F-dritare.net