Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Mbështesim listat e hapura. Është dëshira e shqiptarëve!

Rama: Mbështesim listat e hapura. Është dëshira e

Kryeministri Edi Rama, po zhvillon një konferencë për median, për Reformën Zgjedhore. Në lidhje me hapjen e listave, Rama është shprehur se PS është dakord, pasi sipas tij kjo është një dëshirë e shumë shqiptarëve.

"Kemi vendosur të mbështesim një hapje të listave, që çdo zgjedhës të zgjedhë subjektin dhe të shpresë preferencën e tij për deputetin apo deputeten e përfshirë. Vendimi reflekton bindjen se hapja e listave përkon me dëshirën e një mase shumë të madhe qytetarësh shqiptarë që shkon shumë përtej një shumice apo pakice qeverisëse dhe përtej asaj që do të ishte zgjidhja më e thjeshtë dhe më komode për një parti të madhe dhe por edhe për mua si kryetari i partisë, që në këtë rast duhet t'u jap të gjithëve jo me fjalë por me faktin e hapjes së listave mesazhin se asnjëherë nuk ka qenë për mua prioriteti komoditeti im, por që PS-ja të reflektojë. E di që ka një përpjekje që kjo gjë të tregohet sikur është një shkelje e marrëveshjes së 5 qershorit, por marrëveshjen e 5 qershorit ne e kemi realizuar me vullnetin më të mirë duke shkelur edhe mbi veten, sepse ambicia jonë ka qenë e shprehur vazhdimisht depolitizimi i administratës zgjedhore", u shpreh Rama./L.F-dritare.net