Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Komisioneri i BE: Ndryshimet në sistem të miratohen jo më pak se një vit para zgjedhjeve. Rama: Logjika, jo e saktë!

Komisioneri i BE: Ndryshimet në sistem të miratohen jo më pak se

Komisioneri për Zgjerimin në BE Olivér Várhelyi, ka kërkuar që marrëveshja e 5 qershorit midis mazhorancës, dhe opozitës jashtëparlamentare, të miratohet sa më shpejt në Kuvend. Ndërsa shton se reformat e tjera, lidhen me sistemin zgjedhor jashtë rekomandimeve të OSBE/ODIHR duhet të miratohen jo më pak se një vit para zgjedhjeve dhe për to nevojiten konsultimet e duhura. Várhelyi i referohet vendimit të fundit të mazhorancës, për të pranuar kërkesën e opozitës parlamentare, për të mbështetur lista e hapura. iIpyetur sot në konferencë në lidhje me reagimin e komisonerit Rama tha se shqetësimi është i drejtë, por logjika jo e saktë.

"Jemi një vit, kemi edhe një sezon tjetër politik. Nëse flasim me këtë logjikë i bie që mos votojmë asgjë. Këtu hyn qoftë Kushtetuta, qoftë Kodi. Mirëkuptoj shqetësimin, adresimi i shqetësimit është korrekt nga ana e të gjithë miqve. Po kaq korrektë është edhe përgjigja e PS, marrëveshja e 5 qershorit nuk preket. Nëse ne miratojmë Kodin dhe do dalë një pikë, një kërkesë për të cilën kemi rënë dakord që mungon apo është tjetërsuar, atëherë le të na e thonë. Nuk mund të ndalohet Kuvendi, PS apo deputetët që të shkojnë përtej asaj kornize dhe për çfarë? Jo për të bërë Ramën mbret, por për ti dhënë qytetarëve më shumë pushtet në zgjedhje" u përgjigj kryeministri./L.F-dritare.net