
Basha: Rama po prish marrëveshjen, ka frikë nga zgjedhjet!
Dritare.net
Kreu demokrat po zhvillon një konferencë për shtyp, pasi kryeministri njoftoi se PS do të mbështesë listat e hapura. Sipas Bashës, Rama sot ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit. Sipas kreut demokrat, këto veprime nga ana e Ramës, vijnë nga frika për zgjedhjet e ardhshme.
"Njeriu më i tmerruar nga zgjedhjet e ardhshme. Tmerri dhe ankthi i Ramës për humbjen e pushtetit ka kohë që manifestohet me gjuhën dhe veprimet e tij, por sot ka arritur një majë papërgjegjshmërie që nuk e ka pasur as Ramiz Alia në ditët e fundit. Sot Edi Rama në esencë ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit, që u investuan forcat politike me dakordësinë e 14 janarit dhe ndërmjetësimin e SHBA-BE-së dhe Britanisë së Madhe. Në këtë marrëveshje ishte miratimi me konsensus i reformës zgjedhore" tha Basha./l.F-dritare.net

















