
Rama: Jam i gatshëm të bëj Bashën pjesë të fitores!
Dritare.net
“Fitorja ime është që Shqipëria të bëhet më e mirë dhe të ecë më shpejt në rrugën e integrimit evropian, dhe pjesë e kësaj fitore do të dëshiroja shumë të kisha edhe Bashën dhe PD në radhë të parë, por edhe gjithë të tjerët", tha kryeministri Rama sot, në një konferencë me gazetarët, ndërsa njoftoi se PS do të mbështesë listat e hapura. Ky ndryshim tha Rama, nuk cënon marrëveshjen e 5 qershorit, por fut në lojë qytetarët.
"Është e qartë që unë nuk punoj që PS të humbasë e të fitojë Lulzim Basha dhe PD. Unë jam gati ta bëj atë pjesë të fitores, por jo të punoj me grupin tim që të bëjmë gjithçka që të humbasim. Ky nuk është ndryshim i rregullave të lojës, ato janë të shkruara në marrëveshje, ky është ndryshim që fut qytetarët në lojë më shumë se deri sot", u shpreh Rama./L.F-dritare.net

















