
Berisha letër shqiptarëve: Socialistë e demokratë, kërkoj votën tuaj!
E Shtunë 29 Prill 2023, 16:04
Dritare.net
Ish-kryeministri Sali Berisha iu drejtua përmes një letre cdo shqiptari, të cilit i kërkon votën për koalicionin me Metën, për zgjedhjet vendore të 14 majit.
“Kjo letër i drejtohet çdo shqiptari. Kurrë më parë nuk është diskutuar ekzistenca e Shqipërisë si në këto zgjedhje. Ne kemi humbur 33 % të popullsisë në këto vite dhe 83 % e atyre që mbeten kërkojnë të ikin. Sa më shumë pushtet të mbledhë Rama, aq më shumë ikin shqiptarët. Vota për Ramën nxit shpopullimin.
Kur të mbeten shqiptarët e fundit, do të jetë shumë vonë për të shpëtuar Shqipërinë. Demokratë, socialistë, e të paparti, jeni të gjithë të vjedhur. Në 14 maj votojmë kundër shpopullimit”, thuhet në një pjesë të letrës së Berishës./L.F-dritare.net

















