Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Policia jep detaje mbi atentatin në Vlorë. Viktima me precedentë penal

Policia jep detaje mbi atentatin në Vlorë. Viktima me precedentë
Policia e Vorës ka dhënë detaje mbi atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku ka mbetur i vdekur Renato Omeri 36-vjeҫ.

“Më datë 30.07.2017 rreth orës 21:15, jemi njoftuar së në një lokal në Lungomare ka patur të shtëna me armë zjarri ku dyshohet se ka një person të vrarë.

Menjëherë në drejtim të vendit ku u dha Njoftimi kanë shkuar forca të shumta policie ku ka rezultuar se:

Shtetasi M.Xh.(O), 37 vjeç, është qëlluar me armë zjarri, për pasojë ka ndërruar jetë.

Viktima ka qenë në lokal i ulur me një tjetër, ku në drejtim të tij është afruar një person i cili e ka qëlluar me armë zjarri.

Autori është larguar më këmbë mes pallateve.

Policia ka ngritur menjëherë pika të shumta kontrolli ku në ndihmë të Policisë së Vlorës për kapjen e autorit kanë ardhur Delta Forcë e FNSh.

Vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor në vendngjarje po vijon punën për grumbullimin e provave, dëshmive me qëllim dokumentimin dhe identifikkmin e autorit.

Në vendngjarje janë sekuestruar disa gëzhoja ndërsa disa metra më tutje është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë që dyshohet se e dispononte viktima M.Xh.(O)

Theksojmë se viktima ka ndërruar emër e mbiemër dhe rezulton me precedent kriminal.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.” Thuhet në deklaratën e policisë./ dritare.net