Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Përgjimi erotik/ Deputetja Ermira Mehmeti largohet nga kryesia e BDI

Përgjimi erotik/ Deputetja Ermira Mehmeti largohet nga kryesia e BDI
Deputetja Ermira Mehmeti është larguar nga kryesia e BDI-­së, dhe nuk do të marrë pjesë as në tubime. Largimi i Mehmetit ka shkaktuar pakënaqësi te disa struktura të BDI-së të cilat vlerësojnë se ajo është larguar vetëm pse është femër. Këto struktura pyesin se pse nuk po largohen nga organet partiake edhe funksionarë tjerë të BDI­-së për të cilët u paraqitën incizime, shkruan Gazeta Lajme.

Ermira Mehmeti u përfol në muajin mars të 2016-ës, pas daljes së një audio incizimi erotik. U aluadua që ishte Mehmeti duke folur në telefon me zv/kryeministrin e Maqedonisë, Musa Xhaferin. Mehmeti dha një intervistë ekskluzive për dritare.net (lexo këtu), ku mohoi që ajo ta kishte bërë atë bisedë.