
Për të gjithë adhuruesit e dyshes Tomi e Xherri, ja kur kthehet filmi vizatimor!
E Hënë 1 Prill 2019, 21:09
Dritare.net

Tomi dhe Xherri, janë dy personazhet ndër më të dashurit jo vetëm për fëmijët por për të gjithë ata që ende e kujtojnë filmin e famshëm.
Por, nëse mendoni se Tomi dhe Xherri nuk do të rikthehen më për publikun, lajmi i madh ka ardhur.
Tomi dhe Xherri do të rikthehet në ekranin si premierë në 21 prill të vitit 2021.
Skenari dhe regjia është gati, për t’i hapur rrugë xhirimeve të një filmi të ri me këto dy personazhe./ I.M-Dritare.net

















