Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pensionet e shqiptarëve në Itali , peticion për marrëveshjen mes dy shteteve

Pensionet e  shqiptarëve në Itali , peticion për
Shqiptarët të cilët kanë kontribuuar me punën  e tyre në Shqipëri, por tashmë jetojnë në Itali, hasin problem për të përfituar atje pensionin. Kjo për shkak se mes dy shteteve nuk ka asnjë marrëveshje, që t'i garantojë shqiptarëve njohjen e kontributeve të tyre.

Pikërisht për këtë çështje, në datën e betimit të Qeverisë së re PD-M5S të udhëhequr nga Giuseppe Conte, është krijuar një peticion ku kërkohet që të negociohet mes palës italiane dhe asaj shqiptare, që t'i garantojë shqiptarëve që jetojnë në Itali, pensionin.

Geri Ballo, aktiviste për të drejtat e diasporës shqiptare në Itali shprehet se:

“Momenti është i volitshëm për të treguar forcën bindëse dhe lobuese të komunitetit shqiptar në Itali dhe të shqiptarëve kudo ndodhen. Po përfshijmë pensionistët dhe gjeneratat e dyta (prindërit e të cilëve preken drejtpërsëdrejti nga çështja e pensioneve), por edhe italianet që solidarizohen me kauzën tonë. Një mbështetje e fuqishme e mbarë faktorit shqiptar do ishte domethënëse”.

Sot në Itali jetojnë më shumë se  430 mijë shqiptarë, ku 70% prej tyre kane leje qëndrimi afatgjatë. Shqiptarët këtë herë janë bërë të gjithë bashkë për të arritur në një zgjidhje përsa i përket përfitimit të pensionit në Itali . Ata kanë ndërtuar të ardhmen e tyre dhe atë të fëmijëve të tyre në këtë shtet, duke punuar atje për gati 30 vjet, veçanërisht në ndërtim dhe bujqësi.

Për më tepër, në vitet e fundit mijëra italianë janë shpërngulur në Shqipëri për të punuar, ku po përballen me të njëjtën mungesë marrëveshjeje. Autoritetet shqiptare kanë dhënë disponueshmërinë maksimale për të arritur në një përfundim.

Deri më tani për dy ditë janë mbledhur, 3000 firma. Për të firmosur peticionin, kliko këtu.

/L.F-dritare.net