Pas takimit me Ramën, von der Leyen sot vizitë në Kosovë!
Dritare.net

Pas takimit me Ramën, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të zhvillojë sot vizitën zyrtare në Kosovë si pjesë e turit të saj në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas planifikimit Ursula pritet të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, si dhe me kryeministrin Albin Kurtin.
Në fokus të vizitës pritet të jenë perspektiva evropiane e Kosovës, procesi i integrimit në Bashkimin Evropian dhe hapat që vendi duhet të ndërmarrë në këtë drejtim. Një tjetër temë e rëndësishme pritet të jetë mbështetja e BE-së përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Pas Prishtinës, von der Leyen pritet të udhëtojë drejt Podgoricës, ndërsa turneu do të përfundojë më 2 tetor në Shkup.
Gjatë vizitës në Shqipëri, von der Leyen vlerësoi përparimin e vendit në procesin e anëtarësimit në BE. Në Tiranë, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ajo theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë do të ishte i rëndësishëm si për vendin, ashtu edhe për Bashkimin Evropian.