Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Pajtohen live në emision Seldi me Sinanin: I kërkoj falje publikisht

Pajtohen live në emision Seldi me Sinanin: I kërkoj falje publikisht
Sinan Hoxha dhe Seldi Qalliu  prej tre vitesh ata nuk i kemi parë më bashkë. Arsyen për këtë e zbuloi vetë Seldi në emisionin “n’Kosovë Shoë” ku i ftuar kryesor ishte ish-partneri i tij, Sinani. Mes të tjerash drejtuesi i emisionit i dha Sinanit për të lexuar një letër që i kishte dërguar menaxheri i tij Avni Selimi.

Në të ai i kërkonte publikisht Sinanit të realizojë të tjera bashkëpunime me Seldin. Dhe në atë moment u shfaq në studio Seldi.

“Unë kam bërë disa gabime me Sinanin, por po ia le fajin moshës dhe i kërkoj falje publikisht për gabimet. Faktikisht çdo gjë për të cilën ai më ka këshilluar ka dalë e vërtetë, ka qenë si një baba për mua”, ka thënë Seldi. Më pas fjalën e ka marrë Sinani dukshëm i emocinuar. “Seldi është djalë i jashtëzakonshëm. Unë jam treguar më shumë seç duhet si një babi për këtë duke e këshilluar që në një moshë shumë të re. E pranoj me shumë kënaqësi kërkesën e Avniut, sepse përderisa i kam dhënë njëherë dorë, mund t’i jap dorë sërish edhe pse ai është shumë këngëtar i mirë dhe nuk ka nevojë për dorë”.