
Nga Roland Qafoku
Rrallë ndodh që djali t'i ngjajë, apo edhe t’ia kalojë të atit, për nga vlerat intelektuale dhe profesionale njëkohësisht. Përjashtim bën Fatos Ylli, djali i Kahraman Yllit. Kahreman Ylli, një personalitet “high profile” në historinë e Shqipërisë u diplomua në Francë për pedagogji dhe mori pjesë në rezistencën e Luftës së Dytë Botërore me një idealizëm që pak e kuptojmë sot. Ai ishte pjesë e nomeklaturës komuniste gjatë regjimit komunist si ministër Arsimi, si themelues dhe rektor i univeristetit të Tiranës por edhe autor i sa e sa reformave në arsimin shqiptar, nga të rrallat punë të mira që mund t’ia njohim atij regjimi.
Megjithatë, Kahreman Ylli kurrë nuk u anatemua dhe kurrë nuk u akuzua nga dikush për ndonjë krim, abuzim me pushtetin dhe detyrën. Ai vetëm i dha shtetit shqiptar. Ai harxhoi pasurinë e vet nga familja e madhe Ylli, më e njohura dhe më e pasura në Skrapar, për shtetin shqiptar, por i dha vendit edhe nga mendja e tij erudite. Dhe në fund vdiq pothuajse i dënuar dhe i denigruar politikisht. Çfarë nuk i sajuan për ta poshtëruar, por ai nuk bëri kurrë kompromis me parimet e veta. Kurrë nuk mori në jetë atë që meritonte dhe më armën me të fortë, modestinë, u nda nga jeta i mënjanuar dhe i pavlerësuar. I biri i tij Fatos Ylli është padyshim një nga shkenctarët e rrallë që ka aktualisht Shqipëria. Edhe Fatosi është diplomuar në Francë si i ati, por për Fizikë dhe prej vitesh punon në Institutin e Fizikës Bërthamore dhe profesor në Universistet. I njëjtë si ati, me shumë dije, por shumë modesti, profesor Fatos Ylli është një dardhë nën pemën e Kahreman Yllit. Sa shumë nevojë ka Shqipëria për këta njerëz por sa pak i vlerëson. Për mua ishte kënaqësi që e takova dhe konsumova goxha kohë me të. Krenar që im gjysh, Muharrem Qafoku, e kishte mik të atin e tij, Kahreman Ylli, një miqësi që e kishte zanafillën gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dhe për mua mbetet kënaqësi që pas më shumë se 8 dekadash nga ajo miqësi unë u takova me të birin./dritare.net

















