Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndahen zyrtarisht Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi!

Ndahen zyrtarisht Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi!
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi!

Divorcohen zyrtarisht Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Në senacën në Gjykatën Civile të Tiranës ishte i pranishëm është edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet në burg që prej tetorit 2024, në kuadër të hetimeve të SPAK.

Meta është shoqëruar nga qelia në burgun 313 drejt Gjykatës Civile me forcat e Policisë së Burgjeve. Ndërkohë, Monika Kryemadhi nuk është paraqitur në seancë, por përfaqësohet nga avokati i saj mbrojtës, Redi Llanaj.

"Nisur nga interesi i medias, ju bëj me dije si më poshtë: Sot në datën 11.04.2025, ora 10:30, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, u zhvillua seanca e pajtimit si dhe seanca gjyqësore me objekt zgjidhje martese me paditës I.M dhe të paditur M.K, ku të pranishëm ishin paditësi dhe avokati i tij. Pala e paditur, e njoftuar nga gjykata me fletëthirje, nuk u paraqit në seancë, pa asnjë shkak ligjor, duke e lënë gjykimin në mungesë.

Në përfundim të seancës, gjykata vendosi : Zgjidhjen e martesës midis paditësit I.M dhe te paditurës M.K", njoftoi Gjykata e Tiranës./E.P-dritare.net