Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pse nuk është Argita Berisha në fushatë për Berishën? Qafoku: Kjo tregon se ...

Pse nuk është Argita Berisha në fushatë për

Gazetari Roland Qafoku i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në Dritare TV foli për mungesën e vajzës së Sali Berishës, zonjës Argita Berisha, në fushatën zgjedhore të PD, për zgjedhjet e 11 majit.

Zoti Qafoku tha se kjo mungesë tregon se ajo nuk do të jetë e përfshirë në politikë.

“U fol aq shumë sa u krijua përshtypja se Argita Berisha do të merrte timonin e PD. Në këndvështrimin tim këtë lëvizje nuk do ta cilësoja të gabuar. Në këtë momente zonja Argita Berisha nuk është fare në fushatë. Nuk është aspak e impenjuar, madje nuk është as në Shqipëri. Kjo konfirmon atë që zoti Berisha tha se fëmijët e tij nuk do të përfshihen në politikë.

Se çfarë do të ndodhë nëse PD humbet, është një tjetër çështje.

A duhet të largohet Berisha?

Ka pasur shumë raste kur Sali Berisha duhej të largohej, por asnjëherë nuk e ka bërë. Unë nuk e besoj në rast se Sali Berisha do të humbë zgjedhjet, të bëjë një hap pas”, u shpreh zoti Qafoku në Dritare TV./L.F-dritare.net