Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Ja ëmbëlsira që duhet të përgatisni për Pashkë!

Ja ëmbëlsira që duhet të përgatisni për

Qumështori me petë është një nga ëmbëlsirat që është përgatitur tradicionalisht në festën e Pashkëve. Ka një shije të veçantë, dhe për ta përgatitur në shtëpi, dritare.net do ju tregojë recetën.

Përbërësit

14-16 peta te holla për byrek (rreth 500gr)

250gr gjalpë i shkrire

2 kg krem pastiçerie

Për sherbetin

2 filxhan ujë

3 filxhan sheqer

lëngun e një limoni

pak lekurë limoni

Përgatitja

Lyejmë me pak gjalpë të shkrirë një tave të rrumbullakët, shtrojmë 7-8 petë duke i lyer një nga një me gjalpë, shtojmë kremin e pastiçerisë te cilin e nivelojmë me një spatul ose lugë, dhe shtrojmë edhe petët e mbetura, gjithmonë duke i lyer me gjalpë.

Anët e petëve i mbështjellim nga brenda, e spërkasim sipërfaqen me gjalpin e mbetur dhe e pjekim qumështorin ne furre te parangrohur në 180°C për rreth 30-35 minuta, apo derisa të ketë marrë ngjyrë të artë në sipërfaqe, pa e hapur derën e furrës.

Ndërkohë përgatisim sherbetin duke shkrirë sheqerin në ujë, në zjarr mesatar, shtojmë një copëz lëkurë limoni, dhe e lëmë në këtë mënyrë të zieje për rreth 10 minuta. E heqim nga zjarr, shtojmë lëngun e limonit dhe ia hedhim ëmbëlsirës, kur ajo të jetë ftohur, dhe ta kemi prerë në copa. Ju bëftë mirë dhe Pashkë të gëzuara./dritare.net