
Nuk e gjeti mikeshën në ‘Dua të të bëj të lumtur’, moderatorja i bën surprizë Pajos
E Martë 8 Janar 2019, 18:06
Dritare.net

Gjatë emisionit ai tha se kishte dëshirë të njihte një zonjë të moshës së tij. Por më pas Pajo shtoi se donte edhe të martohej me të.
Ndërsa gratë që ishin të ftuara të shtunën në studio nuk e pranuan. Por sot moderatorja e njohur Xhemi Shehu siç duket i ka dhënë atij mundësinë të kalojë pak kohë me të.
Foton me Pajon e ka postuar vetë Xhemi në profilin e saj në “Instagram”. Duke kaluar pak kohë me të, moderatorja ka vendosur që të bëj të lumtur atë, si dhe t’i realizojë atij dëshirën për të pasur një mikeshë dhe për të kaluar kohë me të./A.C/dritare.net

















