Java do të nisë me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare, ndërsa pjesa e dytë do të sjellë reshje shiu përgjatë zonave malore, kryesisht Verilindje dhe Juglindje të vendit. Sipas MetoAlb, temperaturat do të jenë të ulëta në mëngjes, por do të rriten gjatë mesditës, duke u luhatur nga 12 gradë deri në 32 gradë celsius. Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 30 km/h duke krijuar dallgëzim 3 ballë./L.F-dritare.net