
Njohja me bashkëshortin dhe seksi pas lindjes, Gerta Heta i tregon të gjitha
Dritare.net

“Me Matkon jam njohur në club, në Shqipëri. Ai luante këtu me Skënderbeun në atë kohë dhe kishim një mik të përbashkët. Nuk ishte dashuri me shikim të parë, thjesht u njohëm më shumë dhe ‘plasi bomba’,” tha Gerta. Pas 5 vitesh të martuar dhe bekimit me dy fëmijë, këngëtarja pranoi se disa gjëra në marrëdhënien e tyre kanë ndryshuar, përfshirë këtu edhe seksin.
“Seksi në fillim ishte shumë i mirë, meqë jam natyrë pasionante. Por pas lindjes gjërat ndryshuan. Duhet të bësh aktivitete të tjera për të dalë nga rutina, sepse rutina të mbyt. Duhet të dalësh, të bësh ‘dating’, të shkosh për një darkë, të marrësh një udhëtim të bukur pa fëmijët. Është shumë e vështirë të mbash vrullin e njëjtë pas vitit të dytë,”- pranoi Heta, ndërsa shtoi dhe disa detaje të vogla që lidhen me preferencat e saj në seks.
“Gjatë seksit më pëlqen të flas me fjalë të pista. Tek trupi i Matkos më pëlqejnë të pasmet, se ka të pasme futbollisti.” Në epokën e teknologjisë, edhe Gerta pranoi se ka rënë pre e ‘sexting’, thënë ndryshe mesazheve me përmbajtje erotike. “Më pëlqen sexting, është i bukur, por nuk e kam praktikuar shpesh, meqë i takojmë brezit të vjetër,” përfundoi moderatorja.
Edhe pse tani gëzon një martesë të lumtur me bashkëshortin dhe dy fëmijët, Heta pranoi se ka kaluar edhe zhgënjime në dashuri. “Të gjithë jemi lënduar, është cikli i jetës. Por e rëndësishme është të kesh më shumë fitore në xhep."

















