
Një tjetër këngëtare shqiptare në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovizion!
E Enjte 23 Janar 2020, 16:04
Dritare.net

Ajo ka marrë pjesë në një sërë kompeticionesh muzikore, duke nisur nga Gjeniu i vogël, Festivali i 56 i Këngës e së fundmi në Këngën Magjike.
Një këngëtare e re, e cila ka marrë pjesë edhe në festivale jashtë vendit. Në Festivalin Ndërkombëtar “Cerbul de Aur”, në Rumani ajo rrëmbeu çmimin e madh.
Por përsa kohë nuk ka asgjë zyrtare ende nuk mund ta themi me siguri se Neziri do të jetë këngëtarja që do të përfaqësojë San Marinon./L.F -dritare.net

















