Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nikolla: Të gjithë aplikantët do të shkojnë në universitet, më shumë kuota se maturantë

Nikolla: Të gjithë aplikantët do të shkojnë në
Ndonëse pati mjaft ankesa publikisht, zyrtarisht numri i maturantëve që kanë bërë ankimimi për renditjen e fituesve në universitete është i papërfillshëm.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla deklaroi sot se, “kemi vetëm 287 ankimime në 475 mijë aplikime. E thënë ndryshe, vetëm një në 1.655 aplikime ka ankimua”.

Pavarësisht se shumë studente të kapur nga ankthi nisën të protestonin për skemën e përdorur për pranimet në universitete pasi shumë prej tyre nuk rezultonin fitues, Nikolla thotë se ka më shumë vende vakante se aplikues. “Institucionet e arsimit të lartë kanë shpallur 24.915 vende studimi.

Kjo shifër i referohet universiteteve publike në vend. Ndërkohë që aplikantë për universitetet publike të fazës së parë janë gjithsej 22 mijë”, deklaroi ministrja.