
Një zjarr i madh ka shpërthyer në Sheq të Madh, në Fier. Flakët e zjarrit po rrezikojnë banesa dhe biznese.
Zjarri ka rënë në një fushë që shërbente si vendgrumbullim i mbetjeve urbane, por që prej disa vitesh ishte braktisur dhe nuk funksiononte. Era e fortë po favorizon edhe përhapjen e tij më tej. Zjarrfikësit janë duke punuar për mbajtjen nën kontroll të zjarrit./K.C/dritare.net

















