
Samiti në Tiranë. Trump telefonon liderët evropianë
Dritare.net
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky ka folur sot nga Shqipëria me presidentin e SHBA-së Donald Trump. Zelensky shkruan në Instagram se foli me Trump-in, bashkë me Presidentin Macron, Kancelarin Federal Merz, kryeministrat Starmer dhe Tusk dhe diskuatuan mbi takimin dypalësh Ukrainë-Rusi në Stamboll.
Ja postimi i Zelensky-t
"Fola me Presidentin e SHBA-së Donald Trump së bashku me Presidentin Macron, Kancelarin Federal Merz, Kryeministrat Starmer dhe Tusk. Diskutuam mbi takimin në Stamboll.
Ukraina është gati të ndërmarrë hapat më të shpejtë për të sjellë paqe të vërtetë, dhe është e rëndësishme që bota të mbajë një qëndrim të fortë.
Qëndrimi ynë — nëse rusët refuzojnë një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar dhe një fund të vrasjeve, duhet të pasojnë sanksione të ashpra. Presioni mbi Rusinë duhet të mbahet deri kur ajo të jetë gati për t’i dhënë fund luftës.
Faleminderit të gjithëve në botë që po ndihmojnë.", thuhet në postimin e Zelensky-t.
Liderët e BE-së ndodhen në Tiranë në kuadër të punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Evropian që po zhvillohet në Tiranë./K.C/dritare.net

















