Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Momenti kur zjarrfikësit shpëtojnë të moshuarën nga flakët

Video/ Momenti kur zjarrfikësit shpëtojnë të moshuarën

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një kompleks banimi në Tiranë, përballë Spitali Universitar "Nënë Tereza", duke shkaktuar panik në zonë.

Flakët kanë përfshirë fillimisht fasadën e jashtme të pallatit,, ndërsa ekziston rreziku për përhapje edhe në godinat përreth. Zjarrfikëset nga toka dhe nga ajri po punojnë për shuarjen e zjarrit.

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)

Është bërë e ditur se dy qytetarë dhe dy zjarrfikës kanë mbetur të asfiksuar nga tymi gjatë ndërhyrjes. Ata janë dërguar me urgjencë në QSUT, Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza, ku po marrin ndihmën mjekësore.

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)

Në një moment dramatik, zjarrfikësit kanë arritur të evakuojnë dhe shpëtojnë një të moshuar që ndodhej brenda ndërtesës së përfshirë nga flakët./K.C/dritare.net

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)