Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Brataj: 11 të lënduar nga zjarri në Tiranë, një grua ka pësuar djegie

Brataj: 11 të lënduar nga zjarri në Tiranë, një grua ka



Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka bërë të ditur se numri i të lënduarve nga zjarri që përfshiu një pallat në kompleksin “Arlis”, në zonën e “Farmacisë 10” në Tiranë, ka shkuar në 11 persona. Brataj tha se një zonjë ka pësuar djegie 15%, por famirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

"I vetmi person i shtruar për djegie plastike është një grua, me djegie 15%, jashtë rrezikut për jetën. Pesë persona janë shtruar te toksikologjia. Ka edhe nga zjarrfikësit, por nuk e di numrin e saktë për momentin që t’jua them",- tha Brataj./K.C/dritare.net