Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Veterineri 90-vjeçar ka një merak për Shqipërinë: Subvenciononi bujqësinë!

Veterineri 90-vjeçar ka një merak për Shqipërinë:

Mjeku-veteriner Aleksandër Jorgaqi i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV tha prodhimet shqiptare janë një pasuri e vendit tonë. Zoti Jorgaqi tha se shteti duhet të subvencionojë dhe të ngrejë bashkësitë fshatare, bujqësore, pasi bujqësia është një ndër motorët më të rëndësishëm ekonomikë që do ta çojë vendin në një tjetër nivel zhvillimi.

Ne specialistëve te vjetër na dhemb zemra kur shikojmë zhdukjen e ngadaltë që i po i bëhet blegtorisë. Që në shkollën fillore ne e kemi mësuar qe kur prezantojmë Shqipërinë themi: Një vend malor dhe një popull blegtorë.“

Turizmi i Korfuzit është kaq i madh sa i tejkalon nevojat e turistëve. Çdo njeri që banon në qytet e ka dhe një shtëpi në fshat. Ata janë qytetarë-fshatarë. Ditën e premte, pasi mbarojnë punë, ata shkojnë në fshat dhe kthehen të hënën. Ka një faktor të madh; ky popull e do blegtorinë. Ku popull e ka në gjak blegtorinë. Pra të shfrytëzohet sa është gjallë ky brez dhe të subvencionohet. Kështu ringiallet edhe blegtoria.

Në ka uri që nuk shuhet kurrë në botë, është uria ushqimore, ajo e mishit dhe qumështit. Këto janë dy uritë më të mëdha të njerëzimit. Nëse vezën e ke industrializuar, është një gjë e thjeshtë, por mishin, nuk ka vlerën as 10% të atij që është bio.

Edhe derrin mund ta industrializosh me stalla automatike. Problemi është i bagëtive të imta. Ne kemi mundësinë që ta shesim sa frëngu pulën, mishin, qumështin, djathin. Unë kam shoqëruar një profesor të famshëm italian dhe e çova në turizmin e Fierit. Në mëngjes kur provoi vezën, qumështin, mjaltin që vunë përpara dhe në drekë zogjtë e fshatit, ai tha: O zotëri, unë mund të them çfarë kullote kanë kullotur këto dele dhe bletë.

Kurse ne në Itali e kemi humbur shijen. Prodhimet tona mund të shiten me një vlerë shumë të madhe. Prandaj shteti duhet të subvencionojë dhe duhet të ngrejë bashkësitë fshatare, bujqësore. Unë u kam thënë atyre në Roskovec ta bëjnë, por nuk më kanë dëgjuar. Edhe drejtuesit lokal i dërgova një mesazh, por nuk e lexoi dhe nuk mu përgjigj. Të shikosh zyrat në Roskovec, habitesh. As zyra e kryeministrit nuk është e tillë. Si zyrë perandorësh. Por për ekonominë, askush nuk mendon! ”, u shpreh zoti Jorgaqi në Dritare TV./L.F-dritare.net