Na ndiqni edhe në

Emisionet

Pa bagëti e bujqësi, nuk ka Pavarësi!

Pa bagëti e bujqësi, nuk ka Pavarësi!

Aleksandër Jorgaqi mjek-veteriner, i cili në këtë 111 vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë, zgjodhi ta urojë përmes një këshille: ktheni sytë nga blegtoria dhe bujqësia. I ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, zoti Jorgaqi, tha se pa bujqësi e blegtori, nuk ka Pavarësi.

“Unë kam qenë dhjetë vjet drejtor i fermës se Roskovecit në vitet ‘80-‘90. Vetëm kjo fermë prodhonte mish sa 4 rrethe të vendit. Sot kjo fermë është zhdukur, pa lënë asnjë gjurmë. Në krye të këtyre punëve u vunë të varfrit nga mendja. Kur isha në Holandë në vitet ‘70 takova presidentin e fermerëve. E pyeta si u kthye një fshat i Holandës në një vend që sot nuk njihet, në është fshat, qytet, qendër industriale apo vend turistik. Më tha: Zotëri kam një porosi për ju shqiptarët. Fshatin holandez e bënë të pasurit e fshatit, që dëgjuan filozofë patriotë. Për ju shqiptarët kam veç një porosi.

Mos vini në krye të punëve të varfrit, jo vetëm nga ana materiale, apo dhe ajo mendore. Sepse punën e parë që bën i varfri, do pyesë pse vëllai im ka lopë më të mirë se unë, pse ka arë më të mirë se unë. Dhe do bëjë ç’të jetë e mundur qe të marrë edhe lopën e vëllait. Unë këtë porosi ua dhashë kur më thirrën para nja 10 vjetësh. Po ashtu më dha dhe një porosi te dytë: Ju ballkanasve ju pëlqen politika.

Iu thuaj atyre patriotëve të tu që të lënë politikën në shtëpi dhe të përveshin mëngët. Në kohën e komunizmit në Holandë merrnim lopë. Kur shkova në Leeuwarden pashë që në qendër të qytetit ata kishin monument një lopë me përmasa të mëdha. Kur kalonin në mëngjes holandezët aty i thoshin: Mirëmëngjesi nënë e dhembshur! Na pyeti presidenti i fermerëve: E dini cila është mirëqenia e Holandës? Blegtoria.” Holandezët shohin me admirim fermerët, jo politikanët. Fermeri holandez dallohej nga dy gjëra; këpucë prej druri dhe me kapele republike. Këta ishin njerëzit më të respektueshëm.

Kur ishim në 1992-shin ne Holandë, pamë në një bashki disa parulla në të cilat thuhej:

“Nëpunësi është shërbëtori i Zotit për popullin.” Shqipëria për mua do bëhet vetëm atëherë kur në tavolina dhe katedra do ketë të tillë nëpunës, pra të jenë shërbëtorë të Zotit për popullin.

Shteti holandez e subvencionon blegtorinë 40%. Partia e Punës e subvenciononte agjitacionin dhe propagandën më shumë se ne blegtorinë. Pavarësisht se kishte përparime, por nuk vajtëm kurrë atje ku duheshim. Isha 10 vjet drejtor nuk mora një investim, të bëja një rrugë. Ndërsa Holanda e subvencionin blegtorinë. Edhe në Korfuz ku jetoj tani subvencionin çdo fermer, madje subvencion edhe për çdo rrënjë ulliri që mund të ketë një blegtor.

Të isha 10 vjet më i ri, do të jepja ndihmën time, si specialist, jo kryetar bashkie. Por është vonë për mua, por ka shumë të tjerë që munden, sepse ky vend, mundet!”, u shpreh zoti Jorgaqi në Dritare TV./K.C-dritare.net