
Vendimi unanim në Hagë: Tirana do të presë Samitin e NATO-s në 2027
E Mërkurë 25 Qershor 2025, 19:07
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama njoftoi nga Haga se Samiti i NATO-s për vitin 2027 do të organizohet në Tiranë. Lajmi u bë i ditur pas një vendimi unanim të vendeve anëtare të Aleancës gjatë takimit të mbajtur në Hagë.
“Një lajm i madh nga Haga: Samiti i NATO-s 2027 do të mbahet në Tiranë!”, shkroi Kryeministri Rama në një postim në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë si një moment historik për Shqipërinë dhe një tregues të rolit të saj në rritje brenda Aleancës.
Ky është samiti i parë i NATO-s që mbahet ndonjëherë në Shqipëri, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në konsolidimin e angazhimit dhe pozicionit të vendit tonë brenda strukturave euroatlantike./L.F-dritare.net

















