Veliaj nuk lirohet! Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën!
Dritare.net

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të qëndrojë në burg. Ndonëse rekursi i tij për liri erdhi pas vendimit të Kolegjeve të Bashkuara që rishikoi praktikën e arrestit, Gjykata e Lartë e rrëzoi kërkesën për një masë më të lehtë sigurie.
Ishte treshja e gjyqtarëve Albana Boksi, Sokol Binaj dhe Genti Shala që vendosën të lënë në fuqi vendimmarrjen e 24 shkurtit të Apelit të GJKKO-së, ku Veliaj kishte kërkuar zëvendësimin e masës “arrest me burg” me një masë tjetër alternative kundrejt garancisë pasurore, ose masë detyrim paraqitjeje.
Kërkesa e tij u bë pasi çështja kaloi për gjykim, çka sipas mbrojtjes nuk ka më mundësi të prishen provat. Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025, i vetmi me masë arresti në burg, nga grupi i të bashkëpandehurve./dritare.net