
Ursula von der Leyen: Jemi në Tiranë për të ndërtuar të ardhmen e përbashkët
Dritare.net
Në Samitin e Komunitetit Politik Evropian të mbajtur në Tiranë më 16 maj 2025, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi rëndësinë e përgatitjes për sfida të mëdha në Evropë, veçanërisht në kontekstin e luftës në Ukrainë dhe kërcënimeve të sigurisë.
"Ajo ca perceptuam si rend botëror po kthehet si çrregullim botëror i nxitur nga qëllimet imperialiste të Putin. Sot Evropa është zgjuar, i ka sytë hapur, duhet të ndërtojmë këtë qëndresë tonën. Kemi mësuar të gjithë se kur ka kriza të mëdha se Evropa i jep përgjigje të mëdha. Evropa është bashkuar më shumë në këtë pikë kthese të historisë.
Nuk duhet të harrojmë se kjo është arsyeja se komuniteti politik është krijuar pët të mbështetur Ukrainën. Fakti që jemi të ulur me ju Zelensky është provë e bashkimit tonë të celiktë për të ruajtur sovranitetin e Ukrainës.
Gjatë rrugës shumica e anëtarëve të komunitetit politik kanë mbështetur sanksionet ndaj Rusisë. Ne jemi gati të bëjmë më shumë për ta sjellë Putinin në tryezën e negociatave me Ukrainën.
Për të qenë të qartë ne duam paqe. Sanksione ndaj Nord Stream 1 dhe 2, ulja e tavanit të çmimit të naftës. Pse duam paqen?
Jemi mbledhur në Tiranë për të ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët në një epokë begatie të përbashkët, nëse ja dalim të ndërtojmë me sukses këtë mirëqënie, ky është nxitësi për ndërtimin e paqes, ndërlidhja duhet tëjetë në krye të agjendës. Së shpejti do hedhim sytë nga Deti i zi", tha von der Leyen./L.F-dritare.net

















