
U dogjën në hotel/ QSUT tregon si është gjendja e nënës dhe tre fëmijëve
Dritare.net
4 familjarët që u dogjën nga shpërthimi i bombolës së gazit në hotelin e tyre në Velipojë po marrin trajtim në QSUT, pranë shërbimit të djegie-plastikës. Në një deklaratë zyrtare QSUT-ja thotë se pacientët kanë djegie të rënda në trup dhe po trajtohen me mjekim intensiv.
“Paraditen e sotme pranë Shërbimit të Djegie Plastikës janë paraqitur pacientët A.Gj mosha 40 vjeç, D. Gj mosha 19 vjeç, K. Gj mosha 15 vjeç dhe E. Gj mosha 11 vjeç. Pas konsultës së parë mjekësore është konstatuar se pacientët kanë djegie të rënda në trup. Aktualisht janë duke u trajtuar me mjekim intensiv dhe në ndjekje të vazhdueshme nga stafi mjekësor.”, thuhet në reagimin e spitalit.
Ndërkohë mjekët e spitalit thonë se për shkak të gjendjes së rënduar ata nuk mund të dërgohen në Itali për mjekim. Me trupin e djegur, pas shpërthimit, nëna me fëmijët u hodhën në pishinë. Por mjekët thonë se pavarësisht se janë hedhur në pishinë në momentin e parë kjo nuk i ka ndihmuar aspak, pasi uji ishte me klor që ka irrituar më keq plagët./K.C/dritare.net

















