
Thirrje për qytetarët dhe pedagogët: Aplikoni për të ndërtuar Vlorën e re!
E Hënë 7 Korrik 2025, 14:02
Dritare.net
“Na duhen vajza e djem që duan të shërbejnë,” – u shpreh Rama, duke ftuar qytetarët e Vlorës, të diplomuarit, pedagogët e universitetit dhe ata që kanë studiuar jashtë, të aplikojnë për pozicione drejtuese në administratë. “Merita dhe transparenca do jenë kriteri,” tha ai.
Jo më “bajraktarë”: PS në Vlorë hapet për qytetarët e të gjitha bindjeve
Rama shpalli një frymë të re në Partinë Socialiste të Vlorës, ku do të përfshihen edhe individë të djathtë, për sa kohë janë të aftë dhe duan të kontribuojnë. “Parazitët janë edhe majtas, edhe djathtas – me ata nuk kemi punë,” – tha kryeministri./L.F-dritare/net

















