
Mesnatën e 27 tetorit akrepat e orës do të kthehen 60 minuta pas. Nga ora 03:00, akrepat do të shkojnë në 02:00.
Kështu, do të mund të flihet një orë më shumë gjumë, por pasditet do të kenë një orë më pak dritë natyrale. Akrepat do t’i lëvizim vetëm në orët analoge, pasi të gjitha pajisjet e tjera digjitale të lidhura me internet do të përditësohen automatikisht me orarin e ri.
Ora diellore do të qëndrojë në fuqi deri në 31 mars 2025, kur si gjithmonë në orën 03:00 të mëngjesit do të hyjë në fuqi ora verore./K.C/dritare.net

















