Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Spartak Braho: Gjyqi i Erion Veliajt si gjyqi i kafeve të Nexhmije Hoxhës!

Spartak Braho: Gjyqi i Erion Veliajt si gjyqi i kafeve të Nexhmije

Spartak Braho e krahason arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj me gjyqin e kafeve të Nexhmije Hoxhës. I ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV, zoti Braho tha se akuzat ndaj kryebashkiakut të Tiranës janë të ngjashme me ato të Nexhmije Hoxhës, e cila u dënua se kishte shpërdoruar fondet e shtetit, me kafetë e konsumuara.

“Ne nuk e dimë për çfarë akuzohet Erion Veliaj. Ku e kanë inceneratorin në akuzën e tyre? Kanë pesë vjet që flasin për këtë akuzë. Indirekt merren me akuza banale që mua më ngjajnë më tepër me akuzat për kafet e Nexhmije Hoxhës. Analogjia përsëritet.

Unë mendoj se çështja e Erion Veliajt është sa politike aq edhe ligjore. Është politike sepse ai është numri dy i PS, por akuzat janë ligjore," tha Braho, duke shtuar se politizimi i çështjes nuk do ta çlirojë Veliajn nga akuzat. Sipas Brahos, mbrojtja politike nuk është zgjidhja për Veliajn, por fokusi duhet të jetë në mbrojtjen juridike.

Zoti Braho në Dritare TV u shpreh se këshilla e tij për Erion Veliajn është që të mos merret me prokurorinë dhe SPAK-un, por të përqendrohet në argumentet juridike që mund të sigurojnë pafajësinë e tij./L.F-dritare.net