Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

SPAK merr të pandehur kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi

SPAK merr të pandehur kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi

SPAK ka përfunduar hetimin ndaj kryetares së Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi duke e marrë zyrtarisht të pandehur dhe duke dërguar çështjen për seancë paraprake në Gjykatën e Posaçme.

Bufi është marrë e pandehur për akuzën e “përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike”. Hetimi, i cili nisi pas një kallëzimi penal ndaj saj, është përfunduar nga SPAK dhe dosja tashmë është dorëzuar në Gjykatën e Posaçme.

Çështja pritet t’i nënshtrohet shortimit dhe më pas shqyrtimit paraprak. Me regjistrimin e dosjes në Gjykatën e Posaçme, hetimi konsiderohet zyrtarisht i mbyllur dhe çështja kalon në fazën gjyqësore, çka nënkupton se SPAK vlerëson se provat e administruara janë të mjaftueshme për t’u shqyrtuar nga trupa gjykuese.

Gjatë dy viteve të fundit, ndaj Bufit janë depozituar tre kallëzime në SPAK, ndërsa ajo është paraqitur të paktën dy herë për të dhënë deklarime./dritare.net